-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, Zhupa thirrje SPAK-ut: Gjeni ‘kokën’ e grupit!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat foli për sekuestrimin e inceneratorit të Tianës nga SPAK ditën e djeshme.

Gjatë fjalës së saj Zhupa i bëri thirrje SPAK-ut të gjejë ‘kokën’ e grupit të strukturuar kriminal. Kujtojmë se në reagimin e djeshëm, demokratja u shpreh se SPAK nuk sekuestroi inceneratorin, por vetëm fletë dhe se peshqit e mëdhenj janë ende duke notuar.

“Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kerkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegesi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti jane vetem aksionerë dytesorë te sipermarrjes Rama- Veliaj. “Shperdorimi i detyres” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve te tjere te organizates kriminale qe ngriten si sipermarrje te tyre djegsat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit. SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vertetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e struktuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama.”, shprehet ndër të tjera Ina Zhupa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit