Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme Tiranë.
Mësohet se rreth orës 23:15 menaxheri i sigurisë në qendrën tregtare TEG me inicialet, M. L. është gjetur i vdekur.
Sipas policisë dyshohet se 45-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.