Pas një periudhe të konsiderueshme iu kthye Kosovës për disa ditë.
E ky moment duket të ketë qenë ideal për hajdutët që të vjedhin në shtëpinë e Morena Tarakut në Turqi.
Ajo ka ndarë foto të bizhuterive të saj të shtrenjta që janë vjedhur.
Morena jeton në një kompleks i cili konsiderohet luksoz dhe për të paguhet mirë por nuk ka ofruar sigurinë e pritur.
“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë,” është shprehur ajo.
Morena, për më tepër ka paralajmëruar padi ndaj kompleksit rezidencial ku jeton aktualisht.