Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë Dritan Goxhajt, ish-anëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjyqtarët kanë kërkuar më shumë informacion nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura mbi ish-ushtarit te UÇK-së.
Në seancën e mbajtur, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Dritan Goxhaj, ish-shoqërues i trupave amerikane gjatës luftës së Kosovës në vitin 1999, u arrestua në Tiranë më datë 31 korrik me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.
Dritan Goxhaj kërkohet nga autoritet e Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.