-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmon policia amerikane: Nuk ka asnjë agresor brenda në Senat

Kryesoret

Policia amerikane nuk ka gjetur asnjë sulmues dhe asnjë person nuk është lënduar pas raportimeve se mund të ketë pasur një sulmues aktiv në kompleksin e Kongresit amerikan.

Policia nisi hetimet dhe doli në vendin e ngjarjes pas një telefonate të pranuar më 2 gusht.

“Na erdhi një telefonatë për një sulmues aktiv. Duket se ishte informacion i rremë. Nuk ka të lënduar dhe asnjë sulmues nuk është lokalizuar,” tha zëdhënësi i policisë në Uashington, Hugh Carew.

Senati amerikan është në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk gjenden në Uashington. Megjithatë, në zyrat e Kongresit ka staf.

Po ashtu, dhjetëra punonjës në kafiteritë dhe pikat e kontrollit në Senat punojnë gjatë verës, sikurse edhe punonjësit e mirëmbajtjes. Kjo ndërtesë po ashtu vizitohet edhe nga turistë.

Më herët, policia u bëri thirrje personave që gjendeshin brenda zyrave të Senatit që të mos dilnin.

“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna,” tha policia e Kapitolit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më herët, një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan u bëri thirrje personave që gjenden brenda zyrave të qëndrojnë brenda dhe të pajisjen me pajisje për emergjenca. Po ashtu, ai kërkoi që ata të ndalin zërin e pajisjeve elektronike. Jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan u pa prani e madhe e forcave policore. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit