-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makthi që përjetuan turistët nga zjarri në Greqi, Mitsotakis: Një javë falas në Rodos

Kryesoret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas situatës së rëndë që kaloi me zjarret ka marrë një vendim në lidhje me të gjithë turistët të cilët përjetuan momente në vështira nga situata në vend gjatë pushimeve.

Mitsotakis është shprehur se të gjithë do të marrin dëmshpërblim.

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme” për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve,” tha ai duke folur për kanalin britanik ITV dhe emisionin “Mirëmëngjes Britani”.

Greqia është një vend i sigurt ishte mesazhi kryesor i kryeministrit, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

Si në pjesën tjetër të destinacioneve ashtu edhe në Rodos, britanikët janë të mirëpritur dhe ajo që u dëshmua nga kriza e fundit në ishull është se Greqia është më e përgatitur për fenomene të tilla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit