-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qumështi vendas ulje me 5%, prodhuesit “zëvendësojnë” fermerët me importet

Kryesoret

Çmimet e qumështit të paketuar vendas kanë pësuar ulje të lehtë në këtë periudhë krahasuar me muajin maj.

1 litër qumësht i paketuar po tregtohet me çmim 180 deri 190 lekë. Rënia e çmimit krahasuar me muajin maj është 5%, ndërsa me periudhën mars-prill ku çmimet arritën pikun ulja është 25%.

Pavarësisht rënies së lehtë të çmimit, produktet shqiptare vijojnë të shiten më shtrenjtë se markat e rajonit. Çmimi i qumështit të markës “Alpsko” i Maqedonisë së Veriut tregtohet me 170 lekë për litër, ndërsa qumështi italian i markës “Carrefour” 140 lekë për litër.

Një nga operatorët kryesorë vendas të përpunimit të qumështit në vend pohoi për Monitor se pavarësisht se në këtë periudhë prodhimi i qumështit të lopës është stabilizuar dhe çmimi është ulur, rënia e tij nuk ka ndikuar në çmim.

Ulja e lehtë e çmimit është ndikuar nga shtimi i furnizimeve me qumësht importi, për shkak të leverdishmërisë së çmimit dhe sigurimit të sasisë.

“Prodhimi i qumështit të lopës në këtë periudhë është stabilizuar dhe ka mjaftueshëm në treg. Çmimi i shitjes së qumështit nga fermeri është ulur nga 90 lekë me TVSh në 80 deri 83 lekë me TVSH për litër. Pra, çmimi është ulur pak, por rënia e kostos në furnizimin me lëndë të parë është reflektuar në paga punonjësish që janë rritur shumë, por mbi të gjitha jemi në vështirësi për gjetjen e tyre./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit