-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas arma pas përleshjes mes 4 personave

Kryesoret

Katër persona janë arrestuar të martën mbrëma në Rahovec pasi një përleshje e cila përfundoi edhe me përdorimin e armëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se konflikti ka nisur mes 2 personave ku më pas 2 të tjerët janë futur për të ndihmuar.

“Rahovec 01.08.2023 – 18:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gaz dhe tri gëzhoja”, bëhet e ditur tutje.

Më pas ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndim i lehtë trupor”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit