Policia italiane ka vënë në pranga 12 persona mes tyre edhe 6 shqiptarë duke sjellë shkatërrimin e një grupi kriminal droge.
Arrestimet janë kryer në zonën e Teramos, ku janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, dhe 3 shqiptarët e tjerë në zonën pranë Ascolit dhe një tjetër në Ravena.
Mediat italiane raportojnë se grupit kriminal iu sekuestrua 200 kg kokainë dhe heroinë. Mësohet se hetimi nisi në nëntor të viti të kaluar kur u arrestua një shqiptar me 16 kg heroinë.