Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për mes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka reaguar pasi është njoftuar nga policia e Kosovës që nga dita e nesërme do të reduktohet edhe 25% e policëve që ndodhen në veri.
Lakçak ka shkruar se e mirëpret këtë vlerësim të policisë së Kosovës dhe e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm për shtensionimin e situatës në veri.
”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.