Policia e Durrësit ka arrestuar 32-vjeçarin Abdyl Kacaca, banues në Durrës, i cili shiste doza lëndësh narkotike në hotele të ndryshme të qytetit.
32-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.