-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda shqiptare e drogë, 9 persona në pranga në Spanjë

Kryesoret

Policia spanjolle ka vënë në pranga 9 persona pjesë e një bande trafikimi droge me drejtues shqiptarë.

Ky grup kultivonte marijuanë dhe dërgonte më pas në vendet evropiane. Mësohet se 8 prej tyre janë dënuar me burg nga gjykata.

Garda Civile mori informacion dhjetorin e kaluar për praninë e një organizate kriminale me origjinë shqiptare në provincën e Alicante.

Pas vëzhgimeve të kujdesshme, policia arriti të identifikojë anëtarët e grupit kriminal dhe të zbardhin rolet dhe funksionet e tyre.

Në krye të bandës ishin dy shqiptarë dhe të konsideruar të cilët janë xhaxha dhe nip.

Nën komandën e tij, ishin pesë persona të ngarkuar për mbikëqyrjen dhe kujdesin e plantacioneve, duke garantuar gjithashtu sigurinë kundër grabitjeve të mundshme nga bandat e tjera. Dy persona të tjerë ishin në krye të detyrave logjistike.

Gjatë katër kontrolleve të njëkohshme që u kryen në Alicante, Altea dhe Castalla, organizata kriminale u çmontua.

U arrestuan nëntë burra me kombësi shqiptare, greke dhe italiane, të moshës nga 21 deri në 58 vjeç.

U sekuestruan 2 armë zjarri, 1592 bimë marihuanë, 1005 euro para të gatshme, material për kultivim dhe 2 automjete të tipit të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit