Një vogëlushe 14 muajshe u gjet e vdekur në një makinë në SHBA, ku ishte lënë nga gjyshja e saj 8 orë.
54-vjeçarja po linte mbesën e saj në çerdhe duke shkuar për në zyrën e saj, tha Departamenti i Sherifit të Qarkut Suffolk, por kuptoi se e kishte lënë fëmijën në makinën kur shkoi ta merrte nga çerdhja.
“Përafërsisht tetë orë më vonë, gruaja shkoi të merrte fëmijën kur kuptoi se e kishte lënë fëmijën në automjetin e saj,” thuhet në deklaratën e policisë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje për zbardhjen e plotë të saj.