-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20-n policit për t’i shpëtuar gjobës për xhamat e zinj, e pëson keq shoferi

Kryesoret

Ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjete, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Rasti i fundit është regjistruar në Rrugën e Kosovarëve ne kryeqytet, ku policia ka ndaluar një automjet me xhama të errësuar dhe kanë kërkuar autorizimin.

Drejtuesi ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash më qëllim shmangien e masës administrative, sepse xhamat e zinj të automjetit e kishte vënë po autorizimin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore Tiranë: Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet. Shkon në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar. Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, drejtuesi ai ka tentuar t’i korruptojë ata, duke iu ofruar një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative, sepse xhamat e zinj të automjetit i kishte vënë pa autorizimin përkatës.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit