-sidi education-spot_img
32.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lamallari dhe Hita vizitojnë policët e plagosur: Sulmuan shtetin! Do të kenë fatin e molotovarëve!

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita kanë vizituar në spital dy prej efektivëve të policisë të plagosur gjatë protestës së sotme para parlamentit. Në një deklaratë për mediat, Lamallari tha se autorët kanë sulmuar shtetin dhe rendin kushtetues, ndërsa shton se do të kenë fatin si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në Parlament.

Fjala e Lamallarit

Dënoj me forcën më të madhe sulmet vandale dhe sjelljen kriminale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, ku mbetën të plagosur tre efektivë, të cilët ishin në krye të detyrës. Efektivët e Policisë janë punonjës të shtetit, qytetarë të Republikës dhe familjarë si çdokush tjetër. Ata janë në shërbim të ligjit, të rendit publik dhe të sigurisë së çdo qytetari, pa dallim.

Sulmi ndaj tyre është sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues. Askush nuk ka të drejtë të abuzojë në emër të së drejtës kushtetuese për tubim dhe manifestim paqësor dhe ta shndërrojë atë në dhunë flagrante me gurë të hedhur ndaj punonjësve të Policisë.

Secili prej tyre që sot ngriti dorën ndaj punonjësve të ligjit do të ketë të njëjtin fat si frymëzuesit e tyre me molotovë dje dhe që sot fshehën duart duke mos ardhur në parlament. Shoqërimi i tyre nga Policia e Shtetit është vetëm hapi i parë në rrugën pa kthim që ata kanë zgjedhur në përballjen me drejtësinë dhe forcën shembullore të ligjit.

Shpreh mbështetjen time të plotë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit që, me profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje, vijon të përmbushë misionin e tij në mbrojtje të qytetarëve dhe të ligjit. ⚖️
Shërim sa më të parë dy punonjësve të shtruar pranë Spitalit të Traumës si dhe kolegut të tyre të Komisariatit nr 5 të Policisë, i cili po merr ndihmën e nevojshme pranë QSUT.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit