Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka shprehur shqetësimin Joe Biden për pikat e forta politike të Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të 2024 sipas “Washington Post”
Në takimin mes të dyve, që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë, Obama dyshohet se paralajmëroi ish-zëvendëspresidentin e tij që të mos nënvlerësonte mbështetësit jashtëzakonisht besnikë të Trump.
Po ashtu mendohet se Obama i ka thënë Biden-it që mos të nënvlerësojë as sistemin e mediave konservatore në favor të Trump po ashtu dhe situatën e polarizuar tashmë në SHBA.