-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët përfituan në viti 2022 numrin më të madh të leje qëndrimeve në Europë

Kryesoret

Qytetarët shqiptarë përfituan gjatë vitit 2022 numrin më të madh të leje qëndrimeve, në dhjetë vitet e fundit, në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas raportit të Agencisë Europiane të Statistikave, EUROSTAT, publikuar të premten, 73858 leje qëndrimi u dhanë për shqiptarët nga vendet e Bashkimit Europian në vitin 2022.

Sipas EUROSTAT ky numër i leje qëndrimeve është dukshëm më i lartë se vitet e tjera ku gjatë vitit 2021 ishin dhënë 55085 leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë dhe në vitin 2020 ishin dhënë 38240 leje qëndrimi.

Sipas statistikave europiane rreth 537 mijë shtetas shqiptarë kanë përfituar leje qendrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit (2012-2022).

Kjo prirje e lartë e shqiptarëve për të emigruar dhe punuar jashtë vendit ka sjellë në tregun shqiptar mungesë të fuqisë punëtore në shumë zona. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit