Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë më 4 gusht se dy dronët detarë e kanë sulmuar gjatë natës bazën Novorosisk në Detin e Zi.
“Anijet janë identifikuar dhe janë shkatërruar nga anijet ruse që e kanë ruajtur bazën,” ka thënë ministria ruse përmes një deklarate.
Agjencia ruse e lajmeve RIA, e ka cituar guvernatorin e rajonit Krasnodar, Veniamin Kondratyev të ketë thënë se nuk ka raportime për viktima dhe dëme nga sulmi në Novorosisk.
Mininistria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar t’i ketë rrëzuar edhe 13 dronë në Gadishullin e Krimesë, dhe nuk ka raportuar për viktima.
Sulmet në dhe rreth Detit të Zi janë rritur prej kur Rusia ka refuzuar të vazhdojë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, që i ka mundësuar Ukrainës ta transportojë grurin përmes detit.
Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në lindje të shtetit janë duke u zhvilluar luftime “shumë mizore”.
“Pushtuesit janë duke tentuar t’i ndalojnë djemtë tanë në çdo mënyrë, Sulmet janë shumë mizore,” ka thënë Zelensky, duke shtuar se është “vështirë gjithandej”. /REL
Artikulli i plotë këtu.