-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave për komplot për përmbysjen e humbjes në zgjedhje

Kryesoret

Donald Trump është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave federale se ka orkestruar një komplot për përmbysjen e humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, i cili ka udhëhequr hetimin ndaj asaj që prokurorët amerikanë e quajnë përpjekje të paprecedente nga presidenti i atëhershëm për të minuar shtyllat e demokracisë amerikane, ka shikuar nga rreshti i parë i sallës së një gjykate në Uashington, në pasditen e së enjtes (sipas kohës lokale), teksa Trump ka thënë se ndihet i pafajshëm, duke qëndruar para gjyqtarit Moxila Upadhyaya.

Paraqitja e Trumpit në gjyq, e cila ka zgjatur rreth gjysmë ore, më 3 gusht, ka ndodhur vetëm një kilometër larg ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën mbështetësit e tij e sulmuan më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për ta ndalur certifikimin e disfatës së tij zgjedhore nga legjislativi amerikan.

Skica gjyqësore e paraqitjes së ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në një gjykatë federale në Uashington, më 3 gusht 2023.

Deklarimi i Trumpit si i pafajshëm në gjyq hera e tretë që ai bën një gjë të tillë në katër muajt e fundit ka nisur një betejë disamujore gjyqësore, e cila do të zhvillohet në kohën e fushatës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Trump është favorit për të siguruar nominimin nga Partia Republikane për ta sfiduar në zgjedhje presidentin aktual nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden.

Në një aktakuzë prej 45 faqesh, të publikuar të martën, Smith ka akuzuar Trumpin dhe aleatët e tij për mbështetje të pohimeve të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar, duke u bërë trysni zyrtarëve shtetërorë dhe federalë që të ndryshonin rezultatet dhe t’ia merrnin votat elektorale Bidenit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit