-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë në territorin e repartit ushtarak, asgjësohen 17 000 rrënjë kanabis, 12 persona në pranga

Kryesoret

Gjatë kësaj jave janë angazhuar për kontrollin e territorit në fshatrat e thella malore të vendit për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Si rezultat, janë asgjësuar rreth 17000 bimë kanabis dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime. Për gjatë javës janë arrestuar në flagrancë 12 persona dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.

Konkretisht në Fier u arrestuan 3 vëllezër, 45-vjeçari me inicialet L. K., 51-vjeçari me inicialet A. K., dhe 49-vjeçari me inicialet A. K., dhe u proceduan penalisht babai i tyre dhe djali i njërit prej tyre, pra 80-vjeçari me inicialet A. K., dhe 18-vjeçari me inicialet U. K., pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në fshatin Zall Herr të Tiranës u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis dhe u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak:

– G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 punonjës të tjerë:

– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Këta persona, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

Në Selenicë të Vlorës u arrestua në flagrancë 29-vjeçari me inicialet L. K., pasi gjatë kontrollit të territorit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 80 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit