Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi janë kapur me emigrant të paligjshëm në makinë.
Sipas policisë në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim ilegal të kufirit, është bërë i mundur ndalimi i një 28-vjeçari, i një 34-vjeçari dhe i një 38-vjeçari, të tre banues në Tiranë.
28-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Tepelenë-Memaliaj”, teksa transportonte me automjet, 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa 2 shtetasit e tjerë u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur patrullat e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.