-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Po gërmohet dhe shkruhet historia antishqiptare

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ajo theksoi se aty po gërmohet dhe shkruhet historia antishqiptare.

Në një dalje për mediat, Zhupa tha se koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

“Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedh kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve,” deklaron Zhupa.

“Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta.Ne kemi arkeologë të mrekullueshem shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkëdrejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqipëri në zonat pasuri kulturore.

Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit,” tha deputetja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit