-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Menaxhimi i simptomave të hershme të demencës

Kryesoret

Disa qendra të kujdesit për personat me probleme shëndetësore në Australi po forcojnë kujdesin e specializuar për personat që vuajnë nga demencia.

Kjo pason një raport të qeverisë, i cili thotë se sëmundja mendore është tani më e përhapur se ato të zemrës në Australi.

Sipas statistikave të fundit, rastet e sëmundjes së demencës u rritën me 61 për qind në 11 vjet në grupmoshat më të lartë në vend.

Njëmbëdhjetë vjet më parë, Shirlene Colbert filloi të përballej me ndryshime shqetësuese të personalitetit të bashkëshortit të saj, Stephen.

Mjeku i familjes në fillim tha se kjo ishte pasojë e stresit të shkaktuar nga puna, por në fakt Stephen po përballej me simptomat e para të demencës, e cila ndërlikohet nga agresioni fizik dhe sjellje të tjera shqetësuese.

Sipas mjekëve, këto ndryshime janë pasojë e simptomave psikologjike të demencës.

“Kur Stephen ishte rreth 54 vjeç ne lëvizëm nga shtëpia për të bërë një rinovim. Kur u rikthyem në shtëpi, Stephen ishte vërtet i hutuar dhe nuk dinte ku t’i vendoste gjërat. Për mua kjo ishte një shenjë se diçka nuk ishte në rregull”, thotë zonja Colbert.

Gjendja e zotit Colbert u përkeqësua, ai filloi të bëhej më agresivë dhe nuk mund të kujdesej për veten e tij.

Bashkëshortja e tij pas një periudhe të shkurtër nuk mund të kujdesej e vetme për të.

Për njerëz si Stephen Colbert, qeveria australiane ka hapur Programin e Kujdesit për rastet e rënda të Demencës. Falë këtij programi ai u pranua në qendrën “Uniting Eabrai”, një nga dy shtëpitë e specializuara, të financuara nga qeveria australiane.

Në shkurt, Instituti Australian i Shëndetit dhe Mirëqenies publikoi një raport që konfirmonte se demencia ishte shkaktari kryesor i vdekjeve në vend./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit