-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Strategjia e KLGJ-së për çështjet e prapambetura ngre debate

Kryesoret

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hartuar së fundi një projekt-strategji kombëtare 3 vjeçare për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykata, të cilat janë kthyer në një pengesë serioze të aksesit për drejtësi. Rreth 114 mijë dosje janë në pritje për t’u gjykuar sipas këtij dokumenti, i cili sheh si zgjidhje kryesore rritjen e ndjeshme të numrit të gjykimeve për një gjyqtar në vit, në një kohë kur këta të fundit janë reduktuar për shkak të procesit të rivlerësimit. Strategjia përfshin edhe disa masa në ndihmë të trupave gjyqësore. Pedagogë në fushën e drejtësisë dhe gjyqtarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen skeptikë për zbatimin e saj.

Në projekt strategjinë e KLGJ, e cila merr në analizë 4 nga 20 gjykata në vend, të cilat kanë volumin më të lartë të çështjeve të prapambetura, rreth 75%, konstatohet se stoku i dosjeve filloi të krijohet pas vitit 2018, moment që përkon me pakësimin e trupës gjyqësore për shkak të procesit të vettingut.

Situata paraqitet më e rëndë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku ushtrojnë detyrën 26 nga 78 gjyqtarë, ose 33% e trupës gjyqësore dhe në atë administrative të shkallës së parë në Tiranë që ka aktualisht 60% të trupës, ndjekur nga ajo e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm po në Tiranë me 62% dhe ajo administrative e apelit me mbi 80 përqind.

Për pasojë dhe numri i shqyrtimit të çështjeve në këto gjykata ka rënë në raport me numrin e çështjeve të ardhura, duke sjellë dhe shtimin të dosjeve të prapambetura.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka numrin më të lartë të çështjeve të prapambetura me mbi 37 mijë, (52 mijë në pritje për t’u shqyrtuar) ndjekur nga ajo administrative e apelit me afro 23 mijë të tilla. Ndërsa në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë janë në pritje 19./VOA

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit