-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK Dritan Goxhaj, sot protestë para kryeministrisë

Kryesoret

Në orën 16:00 të ditës së sotme, para kryeministrisë është thirrur një protestë nga grupi “Krahu i Shqiponjës” kundër arrestimit te ish-anëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Protesta sipas tyre kërkon lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe mos-ekstradimin e tij drejt Hagës.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.

Ky është rasti i parë i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdhër të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës.

Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë iu bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999. Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit