30-vjeçari Dorian Kovaçi nga Berati ka gjetur vdekjen mesnatën e kaluar si pasojë e overdozës.
Mësohet se 30-vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Beratit pa shenja jete.
Shoku i tij që e solli në ambientet e urgjencës së beratit u shpreh se prej disa orësh Kovaçi nuk po reagonte ndërsa mendonte se mund të ishte në gjumë.
Pas marrjes së informacionit forcat e rendit shoqëruan në ambientet e komisariati shokun e viktimës ndërsa bën dhe kontrollin e banesës ku dyshohej qe dy te rinjtë kishin konsumuar lëndë narkotike.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.