8 turistëve italianë u mbetën në baltë, në pyll 2 automjetet me të cilat ata lëviznin gjatë mesnatës në Divjakë duke bërë të pamundur daljen që aty pa ndihmën e autoriteteve.
Turistët po eksploronin lagunën e Karavastasë kur incidenti ndodhi.
Policia përmes përdorimit të një makine teknologjike, skrep, i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.
8 turistët janë shoqëruar me automjetet e policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.