Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar së fundi ne lidhje me tërheqjen e 25 për qind të forcave të Policisë së Kosovës në veri.
Sipas Daçiç ky veprim nuk është një hap drejt shtensionimit të situatës atje, por përpjekje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të “mashtruar dhe tallur” Serbinë dhe Bashkimin Evropian.
“Është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, ka dërguar policinë në veri të Kosovës edhe pse nuk ka pasur lejen e KFOR-it dhe as pëlqimin e komunave serbe. Tani të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare janë të lumtur që ka filluar de-përshkallëzimi.
Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, u shpreh Daçiç.