Ditën e djeshme është regjistruar një konflikt mes 3 personave në një karburant në Lezhë ku u plagos një shqiptar i Kosovës.
Mësohet se klienti pas një konflikti të çastit ka tentuar t’i përplasë me makinë dhe dy punonjësit e karburantit i janë kundër përgjigjur duke e dhunuar me sende të rënda.
Ditën e sotme policia njoftoi se janë vënë në pranga që të tre ndërsa shqiptari i Kosovës është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në lidhej me këtë ngjarje janë publikuar disa momente nga dhuna ku duken të tre duke u përleshur ku një grua po mundohet të ndërhyrë për t’i ndarë.