-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr masiv në një servis, digjen mbi 60 makina

Kryesoret

Ditën e djeshme ka rënë një zjarr masiv ku janë djegur mbi 60 vetura në një servis makinash në Gllogjan të Kosovës.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shkëputja e telave të energjisë elektrike e cila më pas me ndihmën e erës është përhapur me shpejtësi.

Arianit Hamzaj, banorë i këtij fshati ka rrëfyer për Dukagjinin se si kishte ndërhyrë ai vetë se bashku më banorët e tjerë derisa në vendin e ngjarjes kishin mbërritur ekipet e zjarrfiksëve dhe Policia.

“Sapo kamë hyrë në fshatin Glloagjan kamë has në një zjarr masiv dhe i cili sipas së gjithash është shkaktuar nga fryma e madhe që i ka këput telat e rrymës, brenda disa minutash zjarri është përhap më të madhe”, u shpreh ai.

Sipas Hamzajt, ky biznes në formën e njëjtë ishte dëmtuar edhe vitin e kaluar.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit