-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë, 40-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është hedhur nga kati i 3 i pallatit

Kryesoret

Mediat greke e kanë krahasuar si një histori filmi vrasje enjë 40-vjeçari.

Thanasis Kotlis nga Greqia u gjet i vdekur poshtë godinës së pallatit ku banonte në Nikosia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar një 38-vjeçar iranian, shoku i  dhomës së tij.

Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në banesë pasi kishte harruar disa gjëra.

Banorët e pallatit kanë dëshmuar se kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta. 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.

Dyshimet janë se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat.

Dëshmia që çoi në arrestimin e 38-vjeçarit ishte ajo e partneres së Kotslis, e cila u shpreh se një natë më parë ata kishin debatuar për një çështje të parëndësishme në lidhje me televizionin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit