Një person në Klinë nuk ka mundur të përballojë plagëve që mori pasi është gjuajtur me armë. Kallxo.com ka publikuar një video ku shihet momenti i ekzekutimit.
Më parë, portali lokal Klina. Info ka treguar emrin e viktimës që është Anton Prela nga Stupa. Pamjet tregojnë personin i cili tani ndodhet në arrati, duke hyrë në lokalion ku ishte viktima dhe gjuan me armë zjarri në drejtim të tij.
U qëllua me pistoletë pas sherrit në lokal, vdes i plagosuri në Kosovë
Si pasojë e të shtënave më armë, Anton Prela nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe me pas ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës. Akoma nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas rastit.