Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjet atij iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, nga verifikimet automjeti që drejtonte 30-vjeçari rezulton i vjedhur në Spanjë.
Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.