23-vjeçari Enrik Islamaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë në Tiranë.
Ai rezulton me precedentë të mëparshëm si i arrestuar 3 herë për vjedhje banesash.
Mësohet se Islamaj ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit dhe më pas ka goditur me gurë e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.
Në këtë moment ka rënë edhe sistemi i alarmit të bankës, i cili ka alarmuar menjëherë policinë që mbërriti në vendin e ngjarjes.
23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ka pretenduar para hetuesve se ishte në kushte depresioni kur ka goditur derën dhe xhamin e bankës