Dy autorët e arrestuar në lidhje me vrasjen e 31-vjeçares, Luljeta Prezës në Durrës do dalin sot para gjykatës.
Në këtë seancë të arrestuarve do t’u njoftohet masa e sigurisë.
Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Luljetës e cila u gjet e vdekur të ura e “Dajlanit” në Durrës.
Nëna e Ibrahimit para nisjes së seancës ka thënë për mediat se nëse djali i saj ka kryer krimin, të marrë dënimin që i takon.