Pasditen e sotme është vënë në pranga autori i vrasjes në Vlorë ku mbeti viktimë inxhinieri i ndërtimit, Armando Meto.
Pas një konflikti të regjistruar në një kancelari përballë Gjykatës së Vlorës Meto është përplasur me një bordurë ku ka rënë me kokë.
FOTO/ Ky është inxhinieri i ndërtimit që humbi jetën pas konfliktit në Vlorë
Ai ka qenë duke printuar disa në një kancelari kur ka nisur sherri për një apartament. Pasi janë zënë me grushte me njëri-tjetrin Meto është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë. Si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Po printonte disa gjëra në kancelari, si nisi sherri tragjik për një apartament