Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 25-vjeçar me inicialet G. M. i shpallur në kërkim pasi transportonte me automjet kundrejt 500 eurove 8 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ditën e djeshme u arrestuan 2 bashkëpunëtorët e 25-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët për të shmangur patrullat e Policisë.
25-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 23.07.2023, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Kodër” sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisura automjetin me të cilin po transportonte emigrantët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









