-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për vrasjen brutale të 29-vjeçar grek, kapen edhe 5 kroatë të tjerë në Igumenicë

Kryesoret

Pranë një faltoreje të improvizuar ku tifozë të ekipit grek të AEK-ut vendosin lule e qirinj në vendin ku ka gjetur vdekjen nga incidente e dhunshme të huliganëve kroatë mbrëmjen e së hënës një 29 vjeçar grek, ekspertë të policisë kanë rrethuar zonën për të mbledhur prova, dhe për të zbuluar kush ishte autori i vrasjes brutale.

Autoritetet greke kanë nisur dhe po vazhdojnë hetimet dhe kontrollet në shtëpi, hotele dhe akomodime AIRBNB, ndërsa kanë arrestuar edhe disa kroatë të tjerë në pikat kufitare që tentuan të largohen nga Greqia, një prej tyre në Kakavijë,5 në Igumenicë dhe 7 në doganën e Evzonon në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Të paktën 50 “protagonistë apo pjesëmarrës” në incidente janë në kërkim dhe për këtë arsye policia ka vendosur postblloqe në rrugët nacionale dhe në kufi,ndërsa në mëngjes 94,,nga 104 personat e arrestuar, janë dërguar në prokurori, nën masa të rrepta sigurie.

Ende nuk është identifikuar autori i vrasjes që ka tronditur vendin, i cili dyshohet se e ka goditur 29 vjeçarin grek duke i dëmtuar rëndë arterien e njërës dorë , e cila i ka shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe ndërsaka rënë poshtë nën një pellg gjaku , thuhet se është gjuajtur edhe me mjete të forta.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit që ka pezulluar 7 zyrtarë policie ka pranuar se bëhet fjalë për një dështim tragjik” të Policisë Greke e cila “kishte informacion që nuk u përdor”, ndërsa foli për gabime operacionale të paprecedentë.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç i shprehu ngushëllimet homologut grek Kyriakos Mitsotakis për vrasjen e 29-vjeçarit dhe dënoi incidentet e dhunshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit