Amarildo Nikolli, 35-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë në Vlorë, dyshohet së është një vrasës me pagesë dhe në Vlorë kishte mbërritur për të kryer vrasje në afërsi të kompleksit “Oslo”. Shkodranit i është sekuestruar arma e krimit, një pistoletë me silenciator, ndërsa mësohet se ai kishte në shënjestër Inez Hajrullën.
Me armë gati për qitje në brez, arrestohet shkodrani në Vlorë
Sipas dosjes hetimore ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër komplesit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt. Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar.
Në momentin e kapjes ai ishte me pantallona të shkurtra dhe një bluzë. Ndërkohë në çantë ju kapën një palë rroba të tjera, arma me silenciator një kapuç dhe doreza plastike. Këto sende kanë krijuar dyshimin dhe bindjen te policia se “Shkodrani”, kishte mbërritur në Vlorë për të bërë vrasje dhe nëse do kryente krimin në ikje e sipër të ndërrohej.
Amarildo Nikolli gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë, ndërsa prokuroria e Vlorës ka përcjellë në gjykatë materialin duke kërkuar caktimin e masës “arrest në burg”.