Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës për Zvërnecin para Kryeministrisë, ku disa qytetarë tentuan të çanin kordonin e policisë dhe t’i afrohen derës së godinës qeveritare.
Megjithatë, pjesëmarrës të tjerë bënë thirrje për qetësi, duke kërkuar që tubimi të vijojë pa incidente.
“Jo provokime!”, dëgjohej të thërrasin protestuesit, ndërsa organizatorët apeluan për ruajtjen e karakterit paqësor të manifestimit dhe shmangien e çdo veprimi që mund të përshkallëzojë situatën.









