Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.
Një automjet tip “Ford” ka aksidentuar një 60-vjeçar. Ky i fundit në momentin e aksidentit po kalonte tej vizat e bardha.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, dhe u shoqërua për në komisariat.