Vesa Luma është rikthyer mes Shqipërisë dhe Kosovës, e duket se artistja nuk do të largohet më drejt Zelandës, madje do t’i rikthehet asaj që di të bëjë më mirë, muzikës.
Këtë këngëtarja e ka pranuar në një prej intervistave të fundit, teksa shijon pushimet në Shqipëri me partnerin, Big Basta dhe djalin e tyre, ku ka paralajmëruar këngë të reja dhe një rikthim në tregun muzikorë.
“E kam një lajm të mirë, nuk do të kthehem mbrapsht në Zelandë, se kam përshtypjen se kemi nevojë për më shumë hite, hite që qëndrojnë gjatë, kështu që kam reflektuar, kam ardhur në përfundim që i duhem këtij vendi, apo jo,” ka thënë Vesa ndër të tjera.