Policia e Vaut i Dejës ka bërë të mundur asgjësimin 2100 bimë narkotike cannabis sativa të cilat ishin kultivuar në fshatin Mjedë.
Gjithashtu nga ky operacion u arrestua në flagrancë 28-vjeçari, Samet Gjeta i cili kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër.
Mësohet se toka arë ishte marrë me qira në fshatin Mjedë dhe i riu kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër misër.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast kultivimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.