-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës, Berisha: Veliaj është padron i djegësit të Tiranës

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur sërish për inceneratorin e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kryebashkiaku Veliaj po kërkon të paraqitet si viktimë ose klient i Klodian e Zotos e Mirel Mërtirit. Berisha shtoi se Veliaj është padron i djegësit të Tiranës.

“Erion Veliaj ka mobilizuar këto kohë të gjitha potencialet e tij mafioze mediatike dhe të tjera e kërkon me çdo kusht të paraqitet ose si viktimë, ose te SPAK si myshteri i Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Në këtë kuadër burime të ndryshme shprehen se ai po bën presion të madh edhe në sistemin e drejtësisë.

Dua të theksoj se këto qëndrime përbëjnë vepër të re të veçantë penale për të cilat ai do bëhet përgjegjës gjer më një krahas përgjegjësive të rënda ligjore e penale që mban si njeriu më kryesor i djegësit të Tiranës.

Të pretendosh se je viktimë apo më së paku myshteri i ustallarëve Zoto dhe Mërtiri do të thotë të tallesh jo vetëm me veten tënde por me drejtësinë dhe mbarë publikun shqiptar.

Është Erion Veliaj padroni i djegësit të Tiranës i cili për të çelur dyert e aferës së vjedhjes së shekullit ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve nga depozitim seleksionim riciklim e zgjerim landiflli në koncesion me inceneratorin e Tiranës.

As Zoto e as Mirel Rama nuk mund të vendoste e t’i diktonte një vendim të tillë kreut të bashkisë Tiranë pa shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve.

Erion Veliaj është arkitekti i djegësit prej 128 milionë euro, i cili duhet të ndërtohej i tëri me paratë e koncesionarit, por që më vonë u kalua se do ndërtohej me paratë e taksapaguesve,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit