-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Kamioni merr para motorin me dy shqiptarë, ndërron jetë 23-vjeçari në Greqi

Kryesoret

Një aksident tragjik është regjistruar në Greqi ku ka humbur jetën një 23-vjepar shqiptar.

Kristian Nako po udhëtonte me mikun e tij 18-vjeçar me një motor ne momentin kur një kamion i ka përplasur në zonën Mastabas të Rethymno-s.

Për pasojë humbi jetën 23-vjeçari ndërsa 18-vjeçari shqiptar ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Drejtuesi i kamionit i përfshirë në aksidentin fatal  është arrestuar menjëherë.

Në fakt, përplasja ka shkaktuar një zhurmë të fortë, për pasojë banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke besuar se ka ndodhur një shpërthim.

Mësohet se viktima ishte student i mjekësisë në Bullgari dhe kishte vitin e fundit për të mbyllur studimet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit