Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa.
Njëri prej të arrestuarve është pronari i agjencisë. Nga operacioni i policisë janë sekuestruar sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti dhe 3 celularë
Të arrestuarit janë 37-vjeçari me inicialet E. B., 41-vjeçari me inicialet E. M. dhe 19-vejçari me inicialet A. Gj.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të 37-vjeçarit në lagjen nr. 14 për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.