-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milojko Spajiç mandatohet për formim e qeverisë në Mal të Zi

Kryesoret

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç e ka zgjedhur liderin e partisë Evropa Tani, Milojko Spajiç si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë së re.

Ai e ka marrë këtë vendim dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në këtë shtet. Spajiç i ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe për ta formuar Qeverinë.

“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiç, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë”, ka thënë Milatoviç.

“Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”.

Partia “Evropa Tani” ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Përbërja e qeverisë në ardhje do të ofrojë një pasqyrë të asaj se kah do të drejtohet ky vend, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e qershorit janë mbajtur vetëm disa muaj pasi udhëheqësia politike e Malit të Zi është goditur nga humbja e ish-presidentit Milo Gjukanoviç në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit.

Prej formimit të saj më 2022, partia “Evropa Tani” është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane dhe është zotuar për rritje të pagave e kryerje të reformave. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit