Një 51-vjeçar shqiptar i quajtur Andrea Kalemi ka mbetur dje i plagosur në ishullin Paksos të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri.
Mediat greke raportojnë se Kalemi është dërgua në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spitalin e Janinës.
Në vend ngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete dhe puna vijon për arrestimin e autorit. Po ashtu mësohet se ngjarja nuk ka patur dëshmitarë okularë.
Bëhet me dije se policia ka në dorë e identitetin e tij dhe bëhet fjalë për shtetas shqiptar me banim në Itali. Policia dyshon se motivi i atentatit mund te ketë të bëjë me çështje larje hesapesh.