Policia e Shtetit pas kontrolleve të kryera në Malësinë e Shkodrës, Lezhës, Krujës dhe Tropojës kanë asgjësuar rreth 20 897 bimë cannabis sativa.
Në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve janë identifikuar 11 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 10 janë shpallur në kërkim.
Në Malësinë e Shkodrës u asgjësuan 15 744 bimë narkotike cannabis sativa. Në lidhje me drogën u vu në pranga një person me inicialet Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.
Në Krujë u asgjësuan 1909 bimë narkotike cannabis sativa. Në lidhje me ngjarjen u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 persona.
Në Lezhë u asgjësuan 1854 bimë narkotike cannabis sativa. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 persona.
Në Tropojës, si rezultat u asgjësuan 1390 bimë narkotike cannabis sativa dhe u shpallën në kërkim 4 persona.