Rei Meta ka dalë sot para gjykatës së Vlorës, ku për të u caktua masa “arrest me burg”.
I riu akuzohet për vrasjen e inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë.
Seanca gjyqësore vazhdoi me dyer të mbyllura dhe mësohet se gjyqtare është Emiljana Dhima, teksa prokuror i kësaj çështjeje është Arjan Xhaferi.